Kosova ka thyer me rezultatin e thellë 0-5 ekipin e Maltës. Të karikuar deri në limite, djemtë e Shaland arritën të zhvillojnë një lojë fantastike. Po aq fantastike ishte edhe paraqitja e disa lojtarëve si Rashica, Kololli dhe Avdiaj. Kosova vulosi gjithçka në pjesën e dytë duke rrëmbyer kreun e tabelës. Pas ndeshjes mesfushori Hekuran Kryeziu u shpreh se fitorja për dardanët ka një rendësi të madhe, por ndaj Azerbajxhanit mendohet vetëm fitorja për kualifikim.
“Ishte fitore e rëndësishme, por sonte nuk kemi luajtur mirë. Shpresoj që ndaj Azerbajxhanit të paraqitemi më mirë, sepse në këtë mënyrë mund të kemi problem. Kemi humbur shumë topa në mesin e fushës, fillimi i pjesës së dytë nuk ishte aspak pozitiv, andaj them se një kundërshtar si Azerbajxhani mund të shfrytëzojë gabime të tilla. Gjithsesi, rezultati ishte fantastik. Shpresoj që të martën të luajmë edhe më mirë”- ka përfunduar Kryeziu./Shqiperia.ch/