You are here
Home > Futboll Bota > Fitorja vjen me debutimin e shqiptarit, edhe Aliji ndikon që rumunëve t’u “ndërrojnë emrin”

Fitorja vjen me debutimin e shqiptarit, edhe Aliji ndikon që rumunëve t’u “ndërrojnë emrin”

Fitorja e sotme e gjigandëve rumunë, Dinamos së Bukureshtit, shkon përtej tre pikëve të marra.  Skuadra e njohur në Rumani ka arritur të fitojë ndaj Poli Iasit të Kamer Qakës, me rezultatin 3-0.

Të gjithë ishin me vështrimin e hedhur drejt trajnerit Mircea Rednic, aq shumë i kritikuar për rezultatet negative të marra së fundmi. Por në këtë takim të gjithë kritikët kanë heshtur, ndërsa për Dinamon e Bukureshtit ka debutuar me fitore edhe Naser Aliji.

Ky i fundit pasi shkëlqeu në fazën përgatitore, mori besimin e trajnerit Rednic në kampionatin rumun, pas një periudhe të stërgjatur peripecish. Fatmirësisht për mbrojtësin shqiptar u arrit një fitore, duke bërë që edhe trajneri i tij të qëndrojë, ndërsa ia ka fituar besimin pas shumë kohësh. Nuk do të ishte aspak një gjë e mirë që Rednic të shkarkohej në këtë moment.

Por në Rumani kanë nisur prej kohësh kritikat ndaj tij për rezultatet e marra, ndërsa nuk ngurrojnë të tallen me të. “Dinamo e Ndërkombëtareve” e kanë quajtur së fundmi ekipin rumun, duke parë përfshirjen e madhe të lojtarëve të huaj në rradhën e Dinamos së Bukureshtit, mes të cilëve edhe Naser Aliji. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top