You are here
Home > Kombëtarja U-17 > Fitorja po kthehet në “traditë”, Shqipëria triumfon në Kroaci me talentin e QPR

Fitorja po kthehet në “traditë”, Shqipëria triumfon në Kroaci me talentin e QPR

Fitorja tashmë nuk është një tabu për askënd në sport dhe duket se edhe Shqipëria po e fut në “adn” fjalën triumf dhe fitore. Suksesi i fundit u kuqezinjve vjen nga Kroaci ku në Rijeka po zhvillohet një turne miqësor. Kombëtarja U-18 e futbollit ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 përballë vendasve të Orijent.

Kuqezinjtë e drejtuar me shumë sukses nga trajneri Olsi Uku arritën të merrnin tre pikët e para. Ndeshja u diktua nga ritmi i lartë i djemve kuqezinjë, por pjesa e parë do mbyllej me rrjeta të paprekura pavarësisht rasteve të Shqipërisë. Pjesa e dytë do i gjente sërish në të njëjtin ritëm djelmoshat tanë dhe disa ndryshime taktike nga ana e trajnerit Uku do bënin që të vinte edhe goli.

Do ishte Armelindo Mema që me një gjest fantastik arrin të fitojë një penallti. Vetë sulmuesi që aktivizohet te QPR do merrte përsipër ekzekutimin dhe do dërgonte topin në rrjetë. Ndeshja do mbyllej me rezultatin 1-0. Rezultat që gëzoi edhe shumë tifozë shqiptarë në Rijeka.

Duket se tashmë suksesi nuk është një fjalë e ndaluar. Dhe falë trajnerëve pasionatë si Olsi Uku duket se futbolli shqiptar do ngrihet akoma edhe më tepër. Ndeshja e rradhës për Shqipërinë U-18 në këtë turne do jetë nesër në orën 16:30 përballë Venecias.  /Endri Çinari-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top