You are here
Home > Kombëtarja > Fitorja nuk i shuan polemikat, tifozët skocezë e kanë me Gerrard: Ku është Grezda?

Fitorja nuk i shuan polemikat, tifozët skocezë e kanë me Gerrard: Ku është Grezda?

Fitorja e Rangersit në ditën e djeshme me rezultatin 3-1 ndaj Rapidit të Vienës, nuk i shuan polemikat, përkundrazi. Tifozët skocezë, kërkojnë në fushën e lojës talentin shqiptar, Eros Grezdën.

Ky i fundit është pritur me bujë të madhe nga ana e Rangersit, por legjenda e futbollit anglez, nuk i ka dhënë hapësirën e mjaftueshme deri tani këtij futbollisti. E njëjta situatë ndodhte edhe në ndeshjen e fundit në kampionat, teksa pas asaj humbje në transfertë ndaj Livingstonit, tifozët e skuadrës shpërthyen në rrjetet sociale, duke kërkuar të kuptojnë më shumë nga situata e futbollistit të Shqipërisë.

E njëjta histori ka ndodhur edhe në ditën e djeshme, pavarësisht se rezultati fliste në favor të Rangersit këtë herë. Njerëz të ndryshëm kanë postuar në rrjetin social “Twitter”, duke pasur vetëm një pikëpyetje të madhe: “Çfarë po ndodh me Eros Grezdën?”. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top