
Ndesha e sotme midis Prishtinës dhe Gjilanit, e luajur për “Ipko Kosovën” është mbyllur me rezulatin 1-0 falë golit të Miftaraj, në minutën e 80.
Ajo çka ra në sy ishin thirrjet e tifozëve të kryeqytetasëve, grupimit të “Plisave” të cilët thërrisnin në kor “Nëse ki zemër ik prej Prishtinës”. Një thirrje kjo që i drejtoheshin trajnerit Mirel Josa.
Javën e fundit, numrit një të pankinës së Prishtinës i kanë dalë kundër edhe tifozët e ekipit. Kjo për shkak të dy barazimeve të fundit të kryeqytetasve me 2 ekipet të sapongjitura në ligën e parë “Ipko Kosova”, Ferizajt dhe Ballkanit.
Ultarasit e ekipit të kryeqytetit, “Plisat” kanë dalë kundër trajnerit të ekipit të tyre të zemrës, duke kërkuar largimin e tij nga stoli i bardhekaltërve. /Shqipëeria.ch/