You are here
Home > Kombëtarja > Fitorja justifikon kilometrat, Ismajli: Më shumë u lodha në udhëtim me Shqipërinë, sesa në ndeshje

Fitorja justifikon kilometrat, Ismajli: Më shumë u lodha në udhëtim me Shqipërinë, sesa në ndeshje

Pas dy takimeve të luajtura si titullar me Shqipërinë, Ardian Ismajli është kthyer te Hajduku i Splitit. Mbrojtësi shqiptar ka qënë sërish në lartësinë e duhur, duke treguar edhe njëherë formën e tij më të mirë.

Sigurisht që lodhja ndihej nga ana e lojtarit, por kur gjendet në fushë, bën gjithmonë atë që di më mirë. Thuajse i pakalueshëm ishte në takimin e transfertë ndaj Istrës, që u mbyll me fitoren e Hajdukut në rezultatin 0-2. Nga mbërritja në Tiranë,  te udhëtimi për në Andorë dhe kthimi në Kroaci:

“Tani ndeshja me Zagrebin është një përballje e madhe. E rëndësishme ishte që ne fituam sot. Ishim më mirë se Istra, megjithëse kishim disa moment jo edhe aq të mira. Unë isha disi i lodhur. Jo nga ndeshja, aqsa nga udhëtimi që kam bërë. Kam luajtur në dy takime me Shqipërinë dhe nuk ishte edhe aq e thjeshtë. Por tani asgjë më nuk ndihet, pasi gjithçka justifikohet me fitoren. Është momenti për të buzëqeshur”, ka thënë Ismajli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top