
Kur Malkuit erdhi te Napoli, askush nuk e mendonte se mbrojtësi francez mund të zinte një vend titullari në krahun e djathtë të mbrojtjes. Gjithsesi, me daljet e para në stërvitje me ekipin italian, ky futbollist mori gjithë vëmendjen e mediave.
Prej kohësh u paralajmërua se francezit mund t’i besohej vendi i titullarit dhe ashtu ndodhi: “Në vendin dhe kohën e duhur”. Ndërsa Hysaj po vuante një krizë të përkohshme, pas ndërrimit të trajnerit, Malkuit po fitonte gjithmonë e më tepër besimin e Napolit.
Tashmë ky futbollist ka zënë vendin e shkodranit, me Hysajn që në takimet e fundit po bind në krahun e majtë. Agjenti i lojtarit, Bruno Satin, ka hedhur idenë e një ftese të mundshme nga Franca e cila nuk përjashtohet. Në një intervistë për “Radio Marte”, Satin do të shprehej:
“Do të ishte vërtet mirë që ta shihja Malkuit me Francën. Për momentin nuk kam ndonjë lajm apo njoftim të ri në lidhje me këtë çështje, por edhe nëse do të kem, nuk kam për ta thënë”, u shpreh agjenti i francezit. /Shqiperia.ch/