Shqipëria arriti të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Nga njëra anë kishim Panuçin që rrezikonte shkarkimin në rast të një dështimi, ndërsa nga tjetra, ishte debutimi i Hercog.
Mediat izraelite u ndalën pikërisht në këtë pjesë, duke e etiketuar nisjen e aventurës së re, si një hyrje me “këmbën e majtë”. Taulant Xhaka ishte njëriu që do të vuloste historinë e këtij takimi, me një gjuajtje të fuqishme nga distanca, që nuk i la mundësinë e kundërpërgjigjes portierit kundërshtar.
Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga të dyja ekipet, në fund festa i takonte kuqezinjve, te izraelitët ka vend vetëm për dëshpërim. /Shqipëria.ch/