Me shifrat 0-5, veçse një fitore me goleadë, Kosova thyen mallkimin e transfertës. Ekipi i Shaland është përgjigjur mjaft mirë trajnerit duke ofruar një rezultat fantastikë që shumë kush nuk e priste. Rashica, Avdiaj, Kololli dhe Muriqi ishin heronjtë e një spektakli me shumë aksione dhe loje mjaft të bukur. Kosova gjunjëzon Maltën duke marrë tre pikët e para në transfertë pas dy barazimve. Në grupin D, dardanët udhëheqin me 11 pikë, teksa Azerbajxhani ndjek me 9 pikë pas fitores 2-0 ndaj Ishujve Faroe.
Të martën Kosova vulos gjithçka me ndeshjen e fundit ndaj rivalit direkt. Ëndra e kualifikimit është shumë pranë, pasi dardanët mjafton të mos humbasin në atë ndeshje dhe çdo rezultat tjetër e kalon për më tej në Ligën e Kombeve. Trajneri Shaland po bën një punë fantastike, por akoma më e magjishme është dëshira e djemve për të shkuar sa më lartë me një përfaqësuese e cila po vendos themele të forta në arenat europiane./Shqiperia.ch/