
Arijanet Muriqi ka debutuar te Notingham Forest, megjithëse jo në një ndeshje zyrtare. Ekipi anglez ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj grekëve të Atromitos, duke u paraqitur në mënyrë shumë pozitive. Portieri i Kosovës ka luajtur për më shumë se një orë, për ta mbajtur portën e paprekur.
Vetëm para pak ditësh do të vinte edhe zyrtarizimi nga Manchester City, por kjo nuk përkëthehet në një detyrë të thjeshtë për Muriqin në aventurën e re, pasi do të ketë rivalitet të ashpër edhe këtë herë. Por paraqitjet në stërvitje dhe së fundmi në këtë përballje miqësore, i rrisin gjithmonë pikët e gardianit shqiptar për të qënë preferenca e parë në “Championship”. /Shqiperia.ch/