
Në futbollin aktual nuk mjafton vetëm dëshira, puna dhe përkushtimi për të dalë me triumf nga fusha e blertë. Në të shumtën e rasteve, fati i ndeshjeve vendoset që pa nisur, me një makinë llogaritëse që kalkulon vlerën e lojtarëve.
Ai që investon më tepër, në fund është edhe fitimtari. Në bazë të këtij rregulli, Juventusi ka fituar ndaj Milanit në Superkupën e Italisē. Pak emocione, raste dhe bukuri, në një takim që ka dhuruar vetëm nerva gjatë lojës.
Ronaldo ishte njeriu që shënoi edhe golin e parë të takimit, duke vendosur rrjedhën e lojës. Sado e madhe të jetë dëshira për të arritur një objektiv të caktuar, fillimisht duhen parë mundësitë. Milani nuk mund t’i kishte ndaj një Juventusi, që fiton edhe atëherë kur nuk luan. /Shqiperia.ch/