
Bekim Balaj ka nënshkruar me ekipi e ri në Austri, Sturm Graz. Pas eksperiencës së kaluar me Akhmat Gronzy, sulmuesi shqiptar kërkon të rikthehet në nivelet më të larta. Pritshmëri e madhe vjen nga klubi austriak, që kërkon të mbështes gjithë projektin te Balaj.
Drejtori sportiv, Gunter Kreissl, do të shprehej pas transferimit: “Përveç fizikut të fortë dhe strukturës së trupit, Bekimi bind dhe ofron siguri të jashtëzakonshme. Loja e tij me kokë është armë e fortë për ekipin tonë”, ka thënë Kreissl.
Nga ana tjetër, trajneri Nestor El Maestro do të shtonte: “Përveç kësaj, përvoja që në sjell dhe e ka mbledhur ndërkombëtarisht do të ndihmojë shumë”, ka thënë tekniku i Sturm Graz për Balajn. /Shqiperia.ch/