
Brazili ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Perusë në finalen e Kupës së Amerikës. Një turne i fituar në mënyrën më të mirë, ndërsa brazilianët i shkuan fare pranë edhe një rekordi historik së këtij turneu.
Deri në këtë fazë finale të kompeticionit, fituesit e vërtetë nuk kishin pësuar asnjë gol të vetëm. Nëse do ia dilnin edhe ndaj Perusë që të mbanin portën e paprekur, atëherë kjo do të ndodhte për herë të parë që në krijimin e këtij kompeticioni, që triumfatori të mos pësonte asnjë gol të vetëm.
Por këtë statistikë mbreslënëse e ka prishur Thiago Silva, që pasi ka kapur topin me dorë në zonën e tij, ka sjellë edhe golin e parë të Perusë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shënonin kundërshtarët, pasi portieri Alison ka treguar një formë të jashtëzakonshme. /Shqiperia.ch/