
Në Itali është luajtur së fundmi finalja e kampionatit për të rinjtë në Serie C, atje ku Pordenone ka fituar me penallti ndaj Renates. Koha e rregullt përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa nga një gol nga të dyja ekipet u shënua edhe në kohën shtesë, në finalen e pazakontë.
Një futboll i nivelit të jashtëzakonshëm dhe emocione të forta janë dhuruar në përballjen në fjalë, atje ku ka ardhur edhe protagonizmi i një futbollisti shqiptar. Ndriçim Lazri ka realizuar një kryevepër të vërtetë nga distanca, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës dhe duke barazuar rezultatin për Pordenonen, për ta dërguar në penallti.
Atje do të ishte pikërisht kjo skuadër që do të fitonte Kupën, por ajo që nuk duhet harruar ishte edhe portieri i skuadrës së Ndriçim Lazrit. Ai arriti të realizonte me kokë në minutën e 94, duke bërë që i gjithë ekipi të futej në fushë dhe të festonte në mënyrë të çmendur. /Shqiperia.ch/