
Çfarë i mungon më së tepërmi kësaj Shqipërie? Ndoshta një lojtar si Besar Halimi dhe asgjë më tepër. Nëse flasim për një talent, nga ata të vërtetët dhe që premtojnë aq shumë, te Halimi mund të bazohen lehtësisht të gjitha shpresat.
Një lojtar që punon i heshtur në mesin e fushës, për të treguar vlerat e tij dhe për ta ndihmuar ekipin edhe i vetëm, që të arrihen rezultatet pozitive. Në fitoren që Kosova mori ndaj Shqipërisë, Besar Halimi ishte padiskutim një nga futbollistët më të mirë të ndeshjes.
Topat e hapur nga ana e tij, fshihnin mbrapa tyre mendjen e një gjeniu. Tashmë është momenti që Halimi të tërheq vëmendjen me golin e shënuar. Në fitoren që Brondby morri ndaj Hillerod me rezultatin 4-1, një gjuajtje fantastike nga jashtë zone, do të rezultonte si kryevepra më e madhe e shënuar deri më tani nga ana e Halimit. /Shqipëria.ch/