You are here
Home > Kombëtarja > Figura legjendare e Bajernit, Hitzfeld mbron shqiptarët: Nuk e kishin ata fajin, po provokoheshin nga serbët

Figura legjendare e Bajernit, Hitzfeld mbron shqiptarët: Nuk e kishin ata fajin, po provokoheshin nga serbët

Një ngjarje e cila ka ndodhur kohë më parë, por që shpeshherë kthehet në një temë diskutimi në Zvicër, për të qenë më aktuale se kurrë.

Këtë herë është ish-trajneri i Bajernit, Hitzfeld, i cili ka folur për atë që ka ndodhur në takimin mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Rusisë, atje ku Xhaka dhe Shaqiri kanë festuar me shqiponjë. Te helvetët, festimi me simbolin e shqiptarëve nuk është pritur mirë, ndërsa Hitzfeld ndan një tjetër këndvështrim:

“Unë isha në stadium dhe e pashë vetë sesi serbët e provokuan Xhakën dhe Shaqirin. Gjithashtu edhe për himnin tonë pati shumë vërshëllima”, shprehet zvicerani për “Blick.ch”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top