
Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu janë afrimet më të reja të Kosovës, ndërsa kanë marrë lejen edhe FIFA-s, për të luajtur me dardanët në takimet e nëntorit.
Por e njëjta gjë nuk mund të flitet për portierin e Manchester City, Arijanet Muriqin. Sipas asaj që raporton “lajmi.net”, portieri i gjigandëve anglez, nuk e ka marrë lejen akoma të organizmi më i lartë i futbollit.
Nëse gjërat do të vazhdonin në këtë mënyrë, atëherë Ujkanit do t’i jepej edhe një shans i fundit, me shumë fat këtë herë, për të treguar vlerat e tij përpara se Muriqi t’i marrë vendin e titullarit. Sigurisht, pa harruar këtu edhe portierin e Prishtinës, Beka, që është duke kaluar një super sezon. /Shqiperia.ch/