You are here
Home > Futboll Bota > FIFA shokon me rregullin e saj, vazhdojnë ndryshimet në futboll: Harrojini huazimet e shumta të lojtarëve!

FIFA shokon me rregullin e saj, vazhdojnë ndryshimet në futboll: Harrojini huazimet e shumta të lojtarëve!

Një shokim i madh është ai që pritet të vijë nga FIFA, sidomos për klubet e mëdha. Sipas asaj që raporton “SportBild”, këtë herë organizmi më i lartë i futbollit, është gati të vendos një rregull të ri, që do të ndryshojë jo pak në futbollin e luajtur.

FIFA do t’i vendosë një limit ekipeve, për futbollistët të cilët i huazon nëpër klube të tjera. Sipas këtij rregulli të ri, nuk mund të huazohen më shumë se 8 futbollistë.

Më të prekur nga ky vendim, do të jenë ekipet e mëdha, ndërsa mjafton të theksojmë se Çelsi, ka 50 futbollistë të huazuar nëpër klube të ndryshme. Në rast të zbatimit të këtij rregulli, atëherë klubi anglez duhet të heq dorë nga 42 futbollistë të tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top