
Ditën e djeshme mbrojtësi Fidan Aliti ishte i ftuar në emiosinin sportive “Zona Gol”, ku mbrojtësi i skuadrës së Skënderbeut ka folur për ecurinë e tij si me klubin korçar ashtu dhe me përfaqësuesen Kosovës.
Në pyetjen që i është bërë gjatë emisionit, në lidhje me largimin e lojtarëve nga kombëtarja e Shqipërisë tek përfaqësuesja e Kosovës, mbrojtësi i është shmangur pyetjes, duke dhënë një përgjigje tjetër.
“Besoj se Kosova po ecën shumë mirë. Tashmë kemi edhe një stadium tonin. Ndaj Ishujve Faroe kishim edhe lojtarin e 12-të që ishin tifozët tanë por edhe atë njeriun me numrin 9, pikërisht Fadil Vokrrin që na dha një tjetër shtysë drejt fitores.”, u shpreh Fidan Aliti për “Zonën Gol”.
Nëpërmjet kësaj përgjigjeje Fidani gjithashtu vuri në dukje që tashmë dardanët kanë stadiumin e tyre, kanë tifoët e tyre, dhe në një farë mënyre dyhet pranuar fakti që Kosova ëshë një realitet i ri. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/