Lacio nuk ka arritur të shfrytëzojë në ditën e djeshme humbjen e Interit ndaj Sasuolës, teksa ekipi i Inzagit ka barazuar në transfertë me rezultatin 2-2 ndaj Krotones.
Tashmë vëmendja do të jetë në ndeshjen e fundit të kampionatit, atje ku Lacio do të luajë një finale ndaj Interit, për të diskutuar kalimin në “Champions League”. Nëse zikaltrit e fitojnë këtë takim, atëherë do të jenë ata që do të shkojnë në këtë kompeticion, ndërsa Lacio do të mjaftohet vetëm me “Europa League”.
Megjithatë në këtë moment delikat për skuadrën e Inzagit, trajneri italian mund të buzëqesh, teksa ka rikuperuar sulmuesin më të mirë të skuadrës, Imobile.
Për futbollistin italian u lajmërua se kishte mbyllur sezonin për shkak të dëmtimit, por duke parë situatën e vështirë në të cilën ndodhet skuadra e tij, golashënuesi më i mirë i Serisë A në këtë moment do të sakrifikojë për të qenë nga minuta e parë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/