
Kosova pritet që të luajë dy ndeshjet e fundit të “Ligës së Kombeve”, ku këto sfida do të vendosin fatin e dardanasve përsa i përket kualifikimit në fazën pasardhëse. Skuadra e Shaland do ndeshet me ekipin e Maltës në transfertë dhe përballjen e fundit do ta ketë me rivalët për vendin e parë, Azerbajxhanin, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Paraqitet e larta të Kosovës në “Ligën e Kombeve”, ka shtuar shumë kërkesat e tifozëve dardanas për të qënë në stadium. Kjo gjë në ndeshjet e shkuara, ka krijuar shumë pakënaqësira tek tifozët, për shkak të një bilete që të gjithë e kërkonin, por pak njerëz kishin mundësi ta zotëronin atë. Siç e lajmëruam edhe më herët, tashmë mesa duket Federata e Futbollit Kosovë, ka menduar një zgjidhje tjetër për këtë gjë, ku po projektohet që në sfidën me Azerbajxhanin biletat të blihet online për sportëdashësit .
Nuk ka më rradhë të gjata, ndërhyrje të policisë për të shpërndarë njerëzit dhe këta të fundit që humbin ndjenjat, për të pasur vetëm një biletë futbolli. Këtë herë është sekretari i përgjithshëm i FFK-së, që në një intervistë për “Insportin” konfirmon gjithçka: “Po, është e vërtetë. Kontraktori ynë ka lidhur kontratë me platformën online për shitjen e biletave. Po bëhet çmos që gjithçka të përfundojë me kohë, duke marrë parasysh se ndeshja e radhës është shumë afër”, tha Arianit Ahmeti. /Shqiperia.ch/