
Bazeli arriti të siguronte marrëveshjen me Edon Zhegrovën, një futbollist që për moshën e tij ka aftësi të jashtëzakonshme. I quajtur ndryshe edhe si “Mesi” i Kosovëës, lojtari në fjalë nuk po gjente hapësirat e duhura te Genku.
Aspak për aftësitë, por për sjelljen e pandryshueshme. Shumë problem solli në Belgjikë, aqsa Klement shpeshherë u detyrua të dilte nga vetja. Trajneri i Genk e akuzoi së fundmi Zhegrovën, duke thënë se kishte braktisur stërvitjen e skuadrës dhe i kishte lënë në baltë belgët. E gjitha një histori e shkuar, ndërsa në Belgjikë kishin hapur shampanjën për afrimin te Bazeli.
Tashmë është prestigjozja zvicerane, “Blick.ch”, e cila shtron pyetjen: “Mos kthehet një problem edhe te Bazeli”? Këtij artikulli i janë bashkangjitur të gjitha vlerësimet për Zhegrovën, pa harruar këtu edhe sjelljen e tij që e vendos gjithmonë në qendër të kritikave. /Shqiperia.ch/