You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Festa e Shqipërisë dhe Ballistët që përgatiten për çmendurinë, gati flamuri me përmasa të mëdha

Festa e Shqipërisë dhe Ballistët që përgatiten për çmendurinë, gati flamuri me përmasa të mëdha

Dita e nesërme për shqiptarët është një datë shumë e rëndësishme për historinë e popullit dhe vendit tonë.  Është pikërisht dita e flamurit, është dita kur Shqipëria u shpall e pavarur nga pushtuesit e asokohe. Tashmë kjo ditë e shënuar për kombin shqiptar duket se nga ana e “Ballistëve”(tifogrupi i skuadrës shqiptare të Shkëndijës), do të festohet në stadium në mënyrën më të mirë, ashtu siç edhe i ka hije.

Skuadra e tyre e zemrës luan sfidën e rradhës në kampionatin maqedonas, teksa Shkëndija e Tetovës do të përballet me vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, Akademia Pandev. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ballistët bëjnë me dije se këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar do ta festojnë në stadium duke ndjekur Shkëndijën. Ata njoftojnë gjithashtu se kanë mbaruar përgatitjet e koreografisë për nesër, teksa nga pamjet e publikuara vihen re ngjyrat kuqezi në koreografinë e tyre, që do të jenë të përmasave ekstremisht të mëdha.

Tashmë mbetet për t’u parë surpirzën e përgatitur nesër nga tifogrupi Ballistët, që cilësohen si një nga grupimet më të zjarrta dhe më të mëdha në trojet shqiptare. Jo vetëm në Republikën e Shqipërisë ka festë, por kudo që ka shqiptarë në një mënyrë a një tjetër festojnë. Ballistët e Ttovës e kanë zgjedhur mënyrën e tyre. /Rexhino Begolli-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top