
U përfol aq shumë në ditën e djeshme që Shabani do të ishte pjesë e Shqipërisë, por talenti i Bayernit është akoma i pavendosur për ardhjen e tij tek Kombëtarja.
Gjatë konferencës së sotme, tranjeri Panucci u shpreh se futbollisti nuk ka marrë akoma asnjë vendim.
“Unë si tranjer dua të jem korrekt duke mos ndikuar tek vendimi i tij personal apo tek familja e Shabanit. Nuk mund të them asgjë më shumë. Nuk kam pasur asnjë kontakt, pasi çdo gjë është në dorën e tij dhe nuk dua të ndikoj në zgjedhje.
Janë mbi 250 lojtarë që interesohen të luajnë me Kombëtaren, por për ne që i vezhgojmë, na vjen keq kur ata nuk marrin mundimin as të kthejnë pergjigje. Jemi duke folur për ekipin e parë të Shqipërisë dhe kjo nuk mund të lërë një shije të mirë”, u shpreh Panucci.
Pra, nga i gjithë ai gëzim që krijua ditën e djeshme nga mediat e ndryshme sportive, duket se gjithçka shkoi e kotë, pasi Shabani ende nuk e ka marrë vendimin e tij përfundimtar./Shqipëria.ch/