You are here
Home > Futboll Bota > Festa e kryeqytetit/ Ekipi i Strakoshës thumbon i pari, Roma ia mbyll gojën me fjalëkryq

Festa e kryeqytetit/ Ekipi i Strakoshës thumbon i pari, Roma ia mbyll gojën me fjalëkryq

Dita e djeshme ishte feste për qytetin e Romës, që është krijuar më 21 prill 753 para lindjes së Krishtit. Urimet për kryeqytetin italian vërshuan nga e gjithë bota, por mes dy skuadrave të saj, Romës dhe Lacios, ka pasur shumë thumbime.

Fundja ashtu si përherë, pasi këto skuadra nuk kanë asnjëherë qetësi me njëra-tjetrën. Fillimisht do të ishte Lacio që do të uronte për festën, teksa fotografisë me numra romak që simbolizonin datën e krijimit, i shtonin këto fjalë: “Ty, që na dhurove nderin të jemi skuadra jote e parë, urime, Caput Mundi”.

Pra këtu Roma injorohej dy herë, pasi fillimisht quhet si ekip i dytë i kryeqytetit, por edhe nuk përmendet askund. Në vend të saj, lacialët janë treguar të kujdesshëm duke përdorur Caput Mundin, që është një shprehje e vjetër latine dhe i referohet pikërisht qytetit të Romës.

Vetëm për të mos folur për kundërshtarët e tyre, lacialët preferuan këtë zgjedhje. Gjithsesi, reagimi i klubit të Romës do të ishte një perlë më vete. Npërmjet një fjalëkryqi ku shkruhej: “63 horizontal: kryqyteti i Italisë” dhe në të ndodheshin vetëm 4 kutia për t’u plotësuar, verdhekuqtë shkruajnë “Caput Mundi” si për të ironizuar kushurinjtë e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top