
Prej disa kohësh në mediat turke është pasqyruar lajmi se Fenerbaçe po interesohet për një tjetër talent shqiptar, Kastriot Imeri. Talenti shqiptar që është pjesë e Servetes, shihet me të ardhme të madhe.
Aktualisht përfaqëson të rinjtë e Zvicrës, por është ende në kohë për ndërrimin e zgjedhjes. Madje drejtuesit e ekipit turk po i besojnë aq shumë Imerit, aqsa po e shohin si zëvendësuesin ideal të lojtarit tjetër me origjinë shqiptare, Elmas.
Kjo rezultoi edhe si gjetja gjeniale e turqëve, që e morën këtë lojtar nga kampionati në Maqedoni dhe tashmë kanë trokitur shumë ekipe të njohura europiane, për ta marrë në skuadër. Më parë Fenerbaçe ishte interesuar edhe për lojtarin e Shkëndijës, Omar Imeri, por pritet të shihet sesi do të shkojnë negociatat deri në fundin e merkatos. /Shqiperia.ch/