Rei Manaj është shndërruar në pak kohë në një futbollist kryesor dhe me shumë peshë në ekipin e Albacetes, teksa shpeshherë ka qenë sulmuesi shqiptar që i ka dhuruar triumfin skuadrës spanjolle.
Kjo ka sjellë që futbollisti i Kombëtares të shihet si një idhull nga tifozë të ndryshëm, që kanë një simpati të veçantë për të. Sipas asaj që raporton “Masquealba”, një djalosh i vogël dhe që ndodhej në shoqërinë e të atit, ka shpërthyer në lot pasi ka marrë fanellën nga Rei Manaj. Një gjest fantastik ky nga lojtari i Shqipërisë, që tregon anën positive dhe ka fituar simpatinë e mediave spanjolle. /Shqiperia.ch/