You are here
Home > Kombëtarja > Fedele flet për Hysajn: Po çfarë flisni? Shqiptari nuk është Kafu, e as Rui nuk është Maldini

Fedele flet për Hysajn: Po çfarë flisni? Shqiptari nuk është Kafu, e as Rui nuk është Maldini

Enrico Fedele, drejtori sportiv i mëparshëm i klubit ka komentuar gjendjen aktuale të ekipit të Napolit, duke bërë një analizë edhe mbi punën e Ançelotit.

Në Itali e më veçanërisht në klubin e Napolit, nisin shpeshherë në mënyrë qesharake krahasimet me mbrojtësa si Kafu dhe Maldini, sa herë flitet për ata të krahut, duke kërkuar më tepër nga Hysaj dhe Rui, që mbajnë pozicionet aktuale.

Në një prononcim për “Radio Marte”, Fedele i ka dhënë një zgjidhje kësaj çështje, duke i kërkuar tifozëve të Napolit të kthehen me këmbë në tokë.

“Po çfarë flisni? Skema 4-4-2 ka lindur, duke pasur në ekip futbollist që shpeshherë mbulonin më shumë sesa një pozicion, siç ishin Kafu dhe Maldini.

Mbrojtësi shqiptar nuk është Kafu dhe as Mario Rui nuk është Maldini. Ançeloti kërkon një 4-4-2 tipik në formacionin e tij. Ai përdor shpeshherë Zilenskin, pasi ky i fundit arrin të kthehet edhe në mbrojtje, pasi është i fortë fizikisht. Por ne na pëlqen gjithmonë që të merremi me mbrojtës në Itali”, u shpreh Fedele. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top