You are here
Home > Kombëtarja > Fati qesh gjithmonë me të dhe e vë në lojë, Gjimshiti që nuk përfilli askënd para Shqipërisë

Fati qesh gjithmonë me të dhe e vë në lojë, Gjimshiti që nuk përfilli askënd para Shqipërisë

Ajo ndaj Izraelit nuk ishte thuajse asgjë për karrierën e Berat Gjimshitit, që është mësuar me buzëqeshje ironike që i bën fati dhe jeta në karrierën e tij. Por mbrojtësi ka gjithmonë të njëjtën përgjigje, punë, përkushtim dhe vullnet për të ecur përpara, pavarësisht momenteve të caktuara.

Ndërsa Mavraj ndodhej në një formë totalisht për t’u harruar ndaj Izraelit, nëse futbollistët kundërshtarë do të përlaseshin në prapavijën e kuqezinjve, kjo do të ndodhte sepse Berat Gjimshiti ndodhej aty. Me sparkata shumë herë dhe me fizikun e tij, futbollisti i Atalantës neutralizonte kundërshtarin, pa shkuar situata deri te Strakosha.

Për të mbërritur në ato minuta të fundit, një devijim fatkeq që dërgon topin në rrjetën e Strakoshës, për të mbyllur çdo histori të takimit. Ashtu ndodhi edhe ndaj Skocisë pak kohë më parë, ashtu ndodhi edhe me Izraelin në Tiranë, teksa Gjimshiti ndëshkohej me të kuq.

Por pavarësisht se këto episode e nxjerrin si personazhin më negativ, tifozi që ka ndjekur karrierën e Gjimshitit, e di lehtësisht që flasim për një fenomen te Kombëtarja. Në kohën kur Zvicra shfaqi interesim për të, ndërsa lojtari luante me Zyrihun, zgjedhja e tij ishte Shqipëria.

Për të mbëërritur në kualifikueset e Europianit të Francës, atje ku Gjimshiti futi në xhep edhe yllin portugez, Kristiano Ronaldo. Një tjetër ironi e fatit, De Biazi vendosi që të mos e merrte këtë lojtar në Francë, duke e lënë jashtë europianit në mënyrë të pamerituar. Të gjithë lojtarët e tjerë do të largoheshin pas këtij vendimi të trajnerit italian, por jo Gjimshiti, që vazhdoi të qëndronte në stol dhe të priste në heshtje mundësinë për ta nisur si titullar me Shqipërinë. Një histori që nis e përfundon në të njëjtën mënyrë, kemi të bëjmë me një njeri fenomenal, ndërsa fati e teston gjithmonë, për të parë se deri ku shkojnë limitet e tij. Ka zgjedhur njeriun e gabuar, sepse Berat Gjimshiti nuk të zhgënjen kurrë! /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top