You are here
Home > Kombëtarja > Fati luan në mënyrë të çuditshme me të, i jep një dorë Rashicës pas përplasjeve te Verderi

Fati luan në mënyrë të çuditshme me të, i jep një dorë Rashicës pas përplasjeve te Verderi

E tillë ishte situata e Milot Rashicës te Verderi. Përpara dy javësh, do të ishte një perlë e futbollistit shqiptar nga goditja e dënimit, ajo që do t’i jepte ekipit gjerman tre pikët në transfertën ndaj Frankfurtit.

Për të gjithë tifozët Rashica do të konsideroj një “hero”. Për të mbërritur në momentin, kur në shtëpi ekipi gjerman do të ndalej vetëm në një barazim 1-1, ndaj Nurenbergut. Rezultati do të barazohej në momentet e fundit, ndërsa paraqitja e Rashicës, i ardhur po nga stoli, këtë herë do të ishte për t’u harruar.

Tifozët e kanë “sulmuar” ashpër talentin shqiptar, por për ta nxjerrë nga “ferri” i Verderit, është fati ai që do i jap një dorë talentit shqiptar. Sipas  të gjitha gjasave, Rashica mund ta nis titullarë takimin e radhës ndaj Augsburgut.

Dëmtimi i Osakos i ka hapur vendin futbollistit shqiptar, i cili do të jetë në balotazh së bashku me Martin Harnik dhe Florian Kainz, për dy pozicione në krahun e sulmit. Nga ana tjetër, i sigurt është vetëm Max Kruse që do udhëheq sulmin e kësaj skuadre. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top