Vetëm disa minuta në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë mjaftojnë për Valon Berishën, për të treguar cilësitë e tij dhe për të bindur tifozët e Lacios.
Këta të fundit kanë thirrur elozhe për mesfushorin shqiptar në rrjetet sociale, duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm për ekipin e tyre. Jo më kot, pasi Berisha ishte protagonist në atë penallti të fituar ndaj Parmës, që do t’i jepte edhe avantazhin Lacios.
Por përtej atij episodi vendimtar, mesfushori që luan me Kosovën bindi edhe për duelet e fituara në fushë. Megjithatë problemet për të nuk kanë të ndaluar, ndërkohë që vinte nga një periudhë e gjatë dëmtimi. Sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit lacial, që ka ndierë shqetësime në këmbën e majtë, duke kërkuar edhe ndihmën e mjekëve. Prania e tij për ndeshjen ndaj Marsejës në “Europa League” është vendosur jo pak në rrezik. /Shqiperia.ch/