You are here
Home > Kryefaqja > Fati i keq dhe Rei Manaj që dështon, tani “La Liga” ka vetëm një rrugë

Fati i keq dhe Rei Manaj që dështon, tani “La Liga” ka vetëm një rrugë

Pas atij eliminimi të Keidi Bares në gjysmëfinalen e “Play-Offit” për ngjitjen në “La Liga”, ishte rradha e Rei Manaj të dështonte në të njëjtën mënyrë. Megjithëse Albacete arriti të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Majorkës, ajo humbje me rezultatin 2-0 në takimin e parë, e eliminon për vazhdimin në finale.

Madje fati i keq e penalizoi edhe sulmuesin shqiptar, që në minutën e 70 iu afrua aq shumë golit të parë me një gjuajtje fantastike nga distanca. Pas këtij rezultati, për Manaj ka vetëm një rrugë në “La Liga”. Pikërisht largimi në merkaton e verës drejt elitës së futbollit spanjoll, me interesimin që u tregua në merkaton e dimrit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top