You are here
Home > Futboll Bota > Fantazmat nuk ekzistojnë? E keni gabim, sulmuesi grek zhduket dhe i lë të gjithë pa fjalë në Francë

Fantazmat nuk ekzistojnë? E keni gabim, sulmuesi grek zhduket dhe i lë të gjithë pa fjalë në Francë

Për të gjithë ata njerëz që mendojnë se fantazmat nuk ekzistojnë, është koha për të ndërruar mendim. Dëshmia më e mirë ka ardhur nga Marseja, me sulmuesin grek që është si protagonist. Bëhet fjalë për Kostas Mitroglou, që ka rregjistruar një nga paraqitjet më të dobëta në historinë e futbollit europian dhe atë francez.

Në takimin që skuadra e njohur zhvilloi ndaj Angersit në transfertë, Mitroglou e ka prekur topin vetëm tre herë në fushë. Këtu duke futur edhe prekjen e parë që ka ardhur nga mesi i fushës. Vetëm teorikisht ndodhej duke luajtur ky futbollist, pasi nëse nuk do të jepej formacioni zyrtar me emrin e futbollistit grek në formacion të parë, e vështirë do të ishte që të dallohej që gjendej edhe ai në atë takim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top