
“Shqiperia.ch” ka shkruar gjithmonë për dy talente të vërtet që po formohen për Kombëtaren A dhe që na vijnë nga Anglia. Për ta nisur fillimisht me Armando Brojën, sulmuesin e Chelseat dhe që njihet thuajse nga të gjithë tifozët shqiptarë.
Më pak jehonë ka marrë mbrojtësi Geraldo Bajrami, që në përballjen e zhvilluar me U-21 tonë ndaj Turqisë U-21 në Shqipëri, do të ishte më i miri sa i përket kuqezinjëve të Bushit. Në ditën e djeshme mbrojtësi shqiptar ka debutuar me ekipin e parë të Birminghamit.
Bëhej fjalë për një ndeshje Kupe, atje ku janë eliminuar në “EFL” pas humbjes me rezultatin 3-0 ndaj Porstmuthit. Bajramaj ka dalë nga moshat e Birminghamit dhe kishte shiritin e kapitenit te U-23. Kjo humbje e ardhur në Kupë kishte si faturë debutimet e shumë të rinjëve, aqsa trajneri i kësaj skuadre hyri edhe në histori me çmendurinë e bërë. Ai aktivizoi Bellingham Jude që është vetëm në moshën 16-vjeçare e 38 ditë. Nëse ka një vend ku nuk shihet asnjëherë karta e identitetit, është padyshim Anglia… /Shqiperia.ch/