
Aristidi Kolaj është duke kaluar një moment shumë të mirë në Itali me skuadrën ku bën pjesë. I rritur në ekipin e Sasuolos dhe i formuar në akademinë e saj, sulmuesi kuqezi arrinte të bënte gjithmonë diferencën në takimet më të vështira.
Një dëmtim serioz do ta linte për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë, por Kolaj është rikthyer në nivelet më të larta. Futbollisti i Shqipërisë U-21 ka arritur të shënojë dopietë në takimin që ekipi i parë i Sasuolos është duke luajtur ndaj Mazzanos. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një kundërshtar të nivelit të lartë, por shanse të tilla janë të pakëta dhe Kolaj po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë. /Shqiperia.ch/