You are here
Home > Kombëtarja > Fantastike/ Merrni shembull nga Myrto Uzuni, nuk ndalet shqiptari në Kroaci (VIDEO)

Fantastike/ Merrni shembull nga Myrto Uzuni, nuk ndalet shqiptari në Kroaci (VIDEO)

Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqej në të njëjtën mënyrë në Kroaci. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për vitin 2018 apo atë 2019. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për ndeshje miqësore, Kupë apo kampionati. Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë dhe shënojë lehtësisht në Kroaci.

Këtë herë në takimin e kampionatit ndaj Zapresiç, gjetja e Panuçit në Ligën e Kombeve ka zhbllokuar takimin ndaj Zapresiç. Lokomotiva e Zagrebit do të fitonte me vështirësi në shifrat 2-0 në takimin që sapo ka përfunduar.

Fillimisht do të ishte Myrto Uzuni që ka gjetur edhe golin e parë të ndeshjes në minutën e 81. Në fundin e takimit do të ishte një penallti e fituar e Kastratit, ajo që do të sillte edhe golin e dytë të ndeshjes të realizuar nga Ivanusec.

Por ajo që duhet theksuar në të gjithën këtë, është modeli që jep Myrto Uzuni për gjithë futbollistët e Kombëtares. Asnjëherë nuk ka luhatje në performancën e tij, ndërsa mes punës dhe përkushtimit të madh, do të arrijë edhe majën e futbollit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top