You are here
Home > Kombëtarja > Fantastike/ Klubi i Kaçes jep një model për botën mbarë, me “fëmijët” e trajnerit bëhet historia

Fantastike/ Klubi i Kaçes jep një model për botën mbarë, me “fëmijët” e trajnerit bëhet historia

Nëse kërkoni një model klubi në futbollin aktual, atëherë gjithçka e keni më të thjeshtë, nëse do të shihni ekipin e Panathinajkosit.

Gjatë viteve të fundit, ekipi që ka bërë aq shumë histori në Greqi, nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, duke pasur një krizë rezultatesh. Më pas fillimi i kampionatit të ri, dukej si mos më keq. Klubi kishte një pezullim prej 6 pikësh nga Federata, ndërsa të gjitha këto ishin vetëm për t’u rikuperuar dhe për t’u lënë pas krahëve në një periudhë shumë të shkurtër.

Derisa në skenë doli trajneri Donis. Ai gjeti zgjidhjen e kësaj situate. Kush më mirë sesa të rinjtë, ata që e bëjnë punën ende me pasion e dëshirë, mund ta nxirrnin Panathinaikosin nga kjo gjendje? Askush tjetër. Donis riktheu edhe Ergys Kaçen në fushën e lojës, ndërsa mesfushori shqiptar kishte një periudhë të gjatë që lihej jashtë llogarive të klubit.

Por nuk mbaron këtu, në ndeshjet e fundit të kësaj skuadre, futbollisti më i madh në moshë ka qenë rreth 27 vjeç, ndërsa mosha mesatare varion nga 23-24 vjeç. Kështu ndodhi edhe në ditën e sotme, atje ku Panathinaikosi fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Giannas.

Futbollisti më i madh në moshë ishte vetëm 29 vjeç, ndërsa pjesa tjetër të gjithë futbollistë të rinjë, me dëshirë të madhe dhe ego për të dërguar skuadrën sa më lartë. Pas dënimit me heqjen e 6 pikëve në këtë sezon të ri, klubi grek numëron 9 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje, duke fituar gjithçka. Me të drejtë thuhet, “fëmijët” e trajnerit të Panathinaikosit janë të tmerrshëm. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top