You are here
Home > Kombëtarja > Fantastike/ Ekipi i Serisë A me dyshe shqiptare në mbrojtje, prova del me sukses ndaj Hofenheimit

Fantastike/ Ekipi i Serisë A me dyshe shqiptare në mbrojtje, prova del me sukses ndaj Hofenheimit

Verona është ndeshur në miqësore përballë Hofenheimit në ditën e djeshme, në atë takim të mbyllur me rezultatin 0-0. Trajneri i skuadrës italiane po e mendon seriozisht që të luajë në Seria A me dyshen e mbrojtësve shqiptarë në qendër.

Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin që ka mbërritur në këtë merkato, por edhe për Marash Kumbullën. I ardhur nga të rinjtë e Veronës, mbrojtësi që do i bashkohet Shqipërisë së Rejës në shtator, po bind gjithmonë e më shumë në ekipin e parë.

Prova ka rezultuar me sukses edhe ndaj skuadrës së njohur gjermane, pasi Rrahmani dhe Kumbulla e kanë nisur si titullarë nga minuta e parë. Objektivi u arrit pasi Verona nuk pësoi asnjë gol ndaj një ekipi që shquhet për realizimin e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top