
E ardhme e ndritur për Kosovën, nuk ka asnjë diskutim sepse gjithçka nis që nga 19-vjeçarët. Këta të fundit kanë arritur të marrin një tjetër pikë jetike, duke barazuar sërish pa gola, këtë herë ndaj Hungarisë.
Më parë “dardanët” e vegjël kishin marrë të njëjtin rezultat edhe ndaj Austrisë, duke surprizuar jo pak tifozët e saj. Tashmë gjasat e kualifikimit të Kosovës U-19, për të dalë nga grupi janë vërtet të larta, pasi i mjafton një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë.
Deri tani “dardanët” kanë hequr kundërshtarët më të vështirë, ndërsa në takimin e radhës duhet të bëj edhe hapin përfundimtar, për të kaluar më tej dhe për të shkruar historinë. /Shqiperia.ch/