
Armando Broja po kalon një periudhë fantastike te Chelsea U-18 dhe nuk ndalet sa i përket golave të shënuara. Në pjesën e parë që është mbyllur ndaj Arsenalit të kësaj grupmoshe me rezultatin 0-1, autori i golit do të ishte pikërisht sulmuesi shqiptar.
Broja arriti që të realizonte në minutën e 12 të takimit, por nuk mbaron këtu. Në minutën e 78 erdhi edhe një tjetër tundje e rrjetës nga i njëjti futbollist, për të dërguar shifrat në 0-2. Arsenali do të ngushtonte menjëherë shifrat falë Planges. Kjo ishte edhe ndeshja e parë e kampionatit për U-18, ndërsa Broja po vëzhgohet edhe nga Reja. /Shqiperia.ch/