You are here
Home > Kombëtarja > Fantastike/ “Arena Kombëtare” ofron pamje të mrekullueshme, por nuk prek traditën dhe historinë

Fantastike/ “Arena Kombëtare” ofron pamje të mrekullueshme, por nuk prek traditën dhe historinë

Punimet për “Arenën Kombëtare” vazhdojnë në ritme të përshpejtuara dhe nëse gjithçka vazhdon në këtë mënyrë, atëherë do të jetë gati për ndeshjet kualifikuese të Europianit që do të zhvillohen në fillimin e vitit të ardhshëm.

Pavarësisht kritikave të shumta që pati ky projekt, stadiumi i ri gjithmonë e më tepër po bind me pamjen që po merr, ndërsa i mungonte një i këtij niveli vendit tonë. Por më e rëndësishmja, është fakti që tradita nuk do të prishet.

Kështu, ka disa ditë që ka nisur puna për montimin e pjesës së shkallares, por ato janë ruajtur nga impianti i vjetër, “Qemal Stafa”. Pra, ashtu siç ndodh në gjithë botën, një pjesë e stadiumit të mëparshëm do të qëndrojë në një farë mënyre, për t’i treguar brezave të ardhshëm lehtësisht se çfarë ka qenë më parë ky vend. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top