
Florent Hadërgjonaj është duke vazhduar të stërvitet dhe të luajë me ekipin e Huddersfield, megjithëse pritet largimi i tij në merkaton e verës. Kjo pasi skuadra në fjalë nuk mundet të luajë në “Premier League” dhe mbrojtësi shqiptar kërkon të jetë në elitën e Europës.
Ajo që ka shkaktuar reagim të madh te tifozët e Huddersfield, është fanella e re që ka publikuar kjo skuadër për sezonin e ardhshëm. Sponsori “Paddy Poëer” ka paguar shumë të majme që logo e tyre të vendoset në mënyrë diagonal dhe të madhe në gërma, që të mbuloj gjithë pjesën kryesore të fanellës.
Një pamje e cila të kujton menjëherë mënyrën e veshjes së modeleve në sfilatat e modës, ndërsa tifozët e kanë quajtur një turp të madh të gjithën këtë, duke kërkuar heqjen e menjëhershme. /Shqiperia.ch/
@umbro inspiration on Huddersfield Town Football Jersey. #Huddersfield pic.twitter.com/7EY2fCZiS7
— Kenneth Kok (@kennethksw) July 17, 2019