You are here
Home > Kombëtarja > Faleminderit që nuk aktivizove Hysajn! Panuçi e la në stol, te Napoli ia dijnë për nder

Faleminderit që nuk aktivizove Hysajn! Panuçi e la në stol, te Napoli ia dijnë për nder

Ndaj Jordanisë Panuçi luajti pa dy lojtarët më të mirë të Kombëtares, Strakoshën dhe Hysajn. Për këtë të fundit duket se nga përtej detit janë lumturuar më tepër. Në të majtë u aktivizua Lila, ndërsa Hysaj qendroi në stol për 90′ minuta.

Pas përfundimit të ndeshjes miqësore, mediat italiane kanë shkruar se Napoli falënderon Panuçin. Sipas portali sportiv ”Mondonapoli.it”  është për t’u vlerësuar taktika e trajnerit italian për mos të aktivizuar Hysajn në ndeshjet miqësore. Mbrojtësi ka konsumuar mjaft energji në kampionat dhe një ndeshje miqësore do të ulte sadopak ritmin për ndeshjen e së dielës.

Italianët mund t’i druhen edhe dëmtimeve, duke qenë se në ndeshjet miqësore loja luhet pa shumë takt dhe ndërhyrjet e rrezikshme janë të pranishme. Nga ana tjetër Panuçi duhet të falënderoj edhe vetveten pasi të dielën i nevojitet një super Hysaj në formë dhe pushimi i mbrëmjes së djeshme është i pranueshëm./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top