You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Falë Zotit që nuk ndoqi rrugën e Durmishajt, njihuni me lojtarin që bëri historinë te Shqipëria U-21

Falë Zotit që nuk ndoqi rrugën e Durmishajt, njihuni me lojtarin që bëri historinë te Shqipëria U-21

Emiliano Bullari është lojtari më i momentit te Shqipëria U-21, pasi realizoi golin në atë barazim dramatik 2-2 ndaj Turqisë, që erdhi në sekondën e fundit të lojës. Le të shohim paksa më në detaje, historinë e këtij talenti të madh dhe këtij realizimi, që nuk është edhe aq rastësishëm.

Sulmuesi në fjalë cilësohet si një nga lojtarët më të mirë që ka Olimpiakosi tek të rinjtë. Në sezonin e ardhshëm, pritet që të jetë pjesë e ekipit të parë. E vetmja frikë që mund t’i prish planet, është fakti që ka injoruar Greqinë dhe nuk ndoqi rrugën e Durmishajt.

Helenët kanë bërë gjithçka për ta pasur në skuadër, por Bullari zgjodhi që të përfaqësonte Shqipërinë. Madje për ta bindur që të bënte një gjë të tillë, trajneri Alban Bushi ka dalë paksa edhe nga e zakonshmja. Për herë të parë një futbollisti 18-vjeçar i jepet fanella e U-21, pa e zgjatur më shumë diskutimin.

Kjo pasi cilësitë e Bullarit janë të jashtëzakonshme dhe kjo u vu re edhe ndaj Turqisë. Bushi zgjodhi që ta hidhte në fushë sulmuesin në minutën e 85, atëherë kur nuk kishte më asgjë për të humbur. Në rastin më të mirë, lojtari i Olimpiakosit e tregoi sesa vlen. Ky realizim ka bërë jehonë edhe në mediat greke, që e kanë konsideruar si hyrje në histori rastin e Bullarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top