You are here
Home > Futboll Bota > Falë Zotit! Për Partizanin është Hoxha, mbyllet takimi në Laç

Falë Zotit! Për Partizanin është Hoxha, mbyllet takimi në Laç

Takimi mes Laçit dhe Partizanit është mbyllur në një barazim pa gola. Por pavarësisht rezultatit, rarstet nuk kanë munguar nga të dyja ekipet, për të gjetur rrugën e rrjetës.

Fillimisht ishin kurbinasit ata që do t’i afroheshin golit, me anë të një gjuajte të fortë të Xhixhës në brendësi të zonës, megjithatë Hoxha e ka larguar në mënyrë të bukur topin që shkonte drejt portës. Mundësitë e mira nuk kanë munguar edhe nga Partizani, pa arritur të konkretizohen në mënyrën e duhur.

Megjithatë duke parë të gjitha rastet e takimit, mund të themi se falë Zotit, të kuqtë kanë Alban Hoxhën në portë, në të kundërt, mund të largoheshin pa asnjë pikë nga Laçi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top