
Në pjesën më të madhe të rasteve në Kombëtare merren dhe ftohen lojtarët më të mirë të momentit, por ky nuk është një kusht i domosdoshëm. Ndonjëherë mjafton të kesh eksperiencën e duhur, megjithëse nuk po kalon formën më të mirë, për të marrë një ftesë të tillë.
Ky është rasti që përfaqëson edhe Ansi Agollin. Mbrojtësi shqiptar do të luajë kundër Izraelit dhe Skocisë, pavarësisht polemikave të shumta që ka pasur çështja e grumbullumit të tij, përpara dhe pas listës së publikuar.
Kjo deri diku edhe për shkak të nxitimit të Panuçit, që shprehej se nuk e llogariste futbollisti 35-vjeçar si pjesë të ekipit për këto takime. Deri diku me të drejtë, pasi këtë politikë po e ndjek edhe klubi i Karabakut me shqiptarin.
Nëse ne sezonin e shkuar Agolli do të ishte pjesë e pandashme e skuadrës azere në të gjitha takimet, në 5 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon, Karabaku i ka besuar vetëm në 2 takimet vendin në formacionin. /Shqipëria.ch/