“E kam nga De Biazi, qëndroni përballë portës dhe godisni nga jashtë zones. Kështu mund t’i shënoni Izraelit”, ishte Armando Sadiku ai që pak përpara takimit me Izraelin, i dha një dorë futbollistëve kuqezinjë, duke i treguar sekretin sesi mund t’i shënonin kundërshtarit.
Autori i dy golave në fitoren që arriti Shqipëria në transfertë gjatë eliminatoreve të shkuara, është shprehur se këtë këshillë e ka marrë nga ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, i cili e njihte kundërshtarin deri në detaje.
Mesa duket këtë këshillë e kishte dëgjuar me vëmëndje dhe “luani” i kuqezinjve, Taulant Xhaka, që në momentin e parë që iu dha rasti goditi dhe shënoi, duke i dhënë fitoren djemve të Panuccit një fitore të rëndësishme. /Shqipëria.ch/