You are here
Home > Kombëtarja > Faji i Panuçit? Kapiteni i Shqipërisë ka një mesazh: Tashmë vetëm lart e më lart!

Faji i Panuçit? Kapiteni i Shqipërisë ka një mesazh: Tashmë vetëm lart e më lart!

Panuçi është larguar nga drejtimi i kombëtares shqiptare. Menjëherë pas humbjes ndaj Turqisë me rezultatin 0-2, FSHF ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me teknikun italian.

Megjithatë vetë Armand Duka, do të shprehej se nuk ishte vetëm faji i Panuçit mbi rezultatet negative të marra, por duhet të shihet edhe përgjegjësia te lojtarët. Me një mesazh disi të koduar, ka ardhur edhe reagimi i kapitenit të Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

“Për ne ka vetëm një drejtim, lart e më lart”, shkruan futbollisti i Ingolshtadit, si për të treguar se me largimin e trajnerit, tashmë Shqipëria nuk mund të bëj më keq se puna e shkuar, për t’i faturuar gjithçka Panuçit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top