Përmbledhja e ndeshjes.
90′ Përfundon takimi. Kosova-Azerbajxhan 4-0.
76′ Heroi i këtij takimit, Zeneli merr një pasim te bukur nga Kryeziu dhe gjen sërish rrjetën. Kosova-Azerbajxhan 4-0.
60′ Histori e mbyllur duket në “Fadil Vokrri”, teksa këtë herë është Rrahmani që e dërgon topin në rrjetë. Kosova-Azerbajxhan 3-0.
50′ E njëjta histori, është Zeneli që dërgon topin në rrjetë për herën e dytë. Kosova-Azerbajxhan 2-0.
45′ Mbyllen 45 minutat e para. Kosova-Azerbajxhan 1-0.
40′ Kololli nuk i beson syve, i gjendur përballë portierit në krahun e majtë, nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë.
35′ Asnjë rast i rrezikshëm për t’u përmendur, megjithëse historia ka ndryshuar dhe janë miqtë që kontrollojnë lojën.
20′ Vetëm Kosova luan në fushë, teksa Rashica dhe Zeneli janë të pandalshëm.
9′ Minuta e duartrokitjeve për të ndjerin Fadil Vokrri, njeriu që e ka ndërtuan Kosovën e sotme.
2′ Në festë stadiumi, Zeneli nuk fal duke dërguar topin në rrjetë me rastin e parë, pas një gjuatje fantastike brenda zonës. Kosova-Azerbajxhan 1-0.
1′ Nis takimi me vlerën e finales. Kosova dhe Azerbajxhani përr biletën e kryesuesit.
Përpara ndeshjes
Me vlerën e një finale, Kosova-Azerbajxhan është më shumë sesa një ndeshje. Nëse miqtë do të fitonin në mbrëmjen e sotme, do të merrnin kryesimin e grupit për të vazhduar më tej, ndërsa në çdo situatë tjetër, janë dardanët që kalojnë më tej.
Stadiumi do të jetë i stërmbushur, ndërsa janë bërë publike edhe formacionet për të dyja përfaqësueset. Ashtu siç pritej, Shaland ka hedhur nga minuta e parë portierin Muriq sepse e ka në skuadër Guardiola, duke e lënë në stol kapitenin Ujkani. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër, janë ata futbollistë që priteshin edhe më parë nga minuta e parë. Një kuriozitet për këtë takim, është se do të ketë vetëm 3 tifozë të Azerbajxhanit të pranishëm në stadium. /Shqiperia.ch/
Formacioni zyrtar i Kosovës: Muriq, Kololli, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Shala, Zhegrova, Berisha, Zeneli, Muriqi