
Etrit Berisha pritet që për çështje orësh të kryej testet mjekësore me Spal-in. Mediat italiane raportojnë se gardiani shqiptar e ka nisur udhëtimin drejt aventurës së re, ndërsa gjithçka do të mbyllet brenda një kohe fare të shkurtër.
Nga ana tjetër shqiptari i vetëm te Atalanta, Berat Gjimshiti, ka një lehtësim të madh. Pas atij super sezoni të zhvilluar me ekipin nga Bergamo, mbrojtësi i Kombëtares konfirmohet si i palëvizshëm. Do të jetë Mancini largimi i vetëm nga prapavija për trajnerin Gasperini, që me ofertën e 24 milionë eurove që vjen nga Roma, do të mbyllet si marrëveshje në ditët në vijim. /Shqiperia.ch/